Biografia
Pas disa muajsh pune intenzive, kompozuan disa këngë dhe, në qershor të vitit 2004 vendosin të marrin pjesë në koncertin me karakter konkurues "rock per rock" 2004. Për konkurrimin në këtë koncert/festival nevojiteshin dy këngë demo të incizuara, të cilat duhej të performoheshin live. Kështu antarët zgjodhën këngën "Por prape" dhe "Në ëndrrën time ". Me performimin e kenaqshem të këtyre këngëve, dhe me fitimin e adhuruesve, grupi u shperblye me një incizim profesional në studion "M&A". Me paraqitjen e disa mosmarrëveshjeve në mes të Kushtrimit dhe antarve tjerë të bendit, Kushtrimi vendos të largohet nga bendi. Mirpo antarët e mbetur vazhdojnë ushtrimet dhe angazhimet e tjera rreth bendit. Më pas incizojnë këngën "Por prapë" në studion "CMB", kjo duke qenë kënga e pestë me rradhë e incizuar dhe shume shpejte e bëjnë edhe incizimin e videoklipit të kësaj kënge, ne "Maestro Production". Videoklipi i kesaj kënge është emituar dhe vazhdon të emitohet shpesh në të gjitha tv-të e rajonit shqiptar.
Pas ushtrimeve intenzive të vitit 2005, bendi pregatitet për "Kambana festival" që u mbajt në fund të vitit 2005, ku antarët e TOXIN përfshire dhe audienca, u ndanë të kënaqur nga performimi i bendit.
Ne fillim të vitit 2006 bendi nënshkroi kontratën me Produksionin “Maestro Production” për të incizuar albumin. Ku grupi filloj incizmin profesional të këngëve të komponuara më heret dhe ende punohet në album.
Grupi vendosi që të bëjë një pauzë të nevojshme rreth incizimit të albumit ku vendosën të ftojnë një anëtar të ri në grup ku zgjedhja më e arsyeshme ishte Drilon Krasniqi në bass kitare. Me ardhjen e basistit të ri në bend, Drilonit bëhet incizimi i viedoklipit të dytë, të këngës "Revolution", dhe njëkohësisht riaktivizimi i mediacitetit te bendit TOXIN, pas keti suksesi nga bendi largohet Mendimi dhe si zevendesim per te vjen gitaristi i rid he i talentuar Yll Havolli.
”Dita e zeze” eshte kenga qe e pason kengen “Revolution” ne paraqitjet mediale dhe nga adhuruesit e shumte te bendit konsiderohet si kryeveper e albumit shumica e kengeve te cilit jan te njohura per publikun e metallit ne Kosove dhe me gjer.
Sukses tjeter i bendit eshte edhe pjesemarrja ne kompilacionin amerikan “MNR vol2” ku Toxin vecohet nga bendet tjera per menyren e perzierjes te muzikes komerciale me muziken underground , cd-ja shitet ne Amerike dhe e ben bendin Toxin si bendi i pare shqipetar qe ka arritur deportoj ne skenen nderkombetare.
Pregatitjet për album janë në fazën perfundimtare, dhe pritet që albumi të publikohet në vitin 2008. Temat që trajtojnë këngët e grupit TOXIN janë jeta sociale, vështirësitë dhe problemet e jetës. Gjatë këtyre viteve TOXIN kanë arritur të jenë ndër bendet më të njohura dhe, më me potencial për krijimtari të muzikës metal në Kosovë.