Biografia
FTOXIN
Grupi TOXIN u formua në shkurt të vitit 2004. Që nga ai vit, bendi pësoi ndryshime në strukturën e antarve, megjithatë suksesi dhe kreativiteti i antarve të bendit me kalimin e kohes gjithnjë e më shumë mori forme konkrete dhe si pasojë sot TOXIN, me muziken që kultivon, është një grup i njohur dhe i preferuar nga adhuruesit e muzikës metal në trojet tona. Ideja e formimit të grupit, ishte e Bujarit ( vokalist dhe kitarë). Ky i fundit kishte pervoje te mëhereshme me grupe të tjera muzikore, njejte sikurse Kushtrimi ( ish-antar, bass) i cili më heret ishte antar i grupit "Mirazh". Ideja në fillim ishte te formohej grupi qe do te kompozonte Metal Modern, njëkohësisht duke qenë grupi i pare që do të zhvillonte këtë zhanër në Kosovë. Antaret e parë( Bujari dhe Kushtrimi) kishin kënge që kishin kompozuar me grupet tjera, por që fatkeqsisht nuk kishin pas sukses në paraqitjen mediale. Pasi zgjodhën bateristin, Ilir Berisha, filluan ushtrimet. Njejtë sikurse antarët e tjerë, edhe Iliri kishte përvoje me grupe të tjera, kështu ata nuk patën vështirësi të bashkëpunonin në mënyrë profesionale. Pas nje kohe ushtrimesh të këngëve të bendeve të tjera, antarët vendosin të marrin cështjen më me seriozitet dhe keshtu antarsohet edhe Mendim Thaci (kitarë) dhe fillojnë ushtrimet e këngëve që kishin kompozuar më herët me grupet tjera dhe fillojnë kompozimin e këngëve të reja.
Read More